Shkrumbimi i makinës në Bilisht, pronari: E bënë motrat Arapi, mesazh të qartë për mua

schedule11:31 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:31 - 10 Tetor, 2022

Dy javë pasi u dogj mjeti i 27-vjeçares, Deizi Arapit, një tjetër mjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bilisht.

Mësohet se mjeti i përket i punonjësit të karburantit në Bilisht, Marsel Buços. Ky i fundit u akuzua nga Deizi Arapi se është përgjegjës i djegies së mjetit te saj.

Marsel Buçi pohoi gjatë një komunikimi me ABC se ka dyshime të forta që makina e tij është djegur nga motrat Arapi.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës së tyre, por unë nuk kam gisht në këtë ngjarje. Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave. Çfarë më bënë të mendoj që mesazhi për mua është i qartë” tha Buçi.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të shtëpisë se Marsel Buçit por edhe të shtëpive afër me vendin e ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!