Ukraina është zgjuar sot nën zhurmën dhe tronditjet e bombardimeve masive nga Rusia.
BBC raporton se Rusia ka nisur sulme agresive në qytetet e Ukrainës si dhe në kryeqytetin e Saj, Kiev. Deri më tani ka pasur raportime për sulme në Dnipro qendër të vendit , Zaporizhija në jug dhe tani në Lviv, në perëndim të Ukrainës.
Guvernatori rajonal i Lviv ka konfirmuar në Telegramse qyteti afër kufirit me Poloninë është goditur mëngjesin e sotëm.
Andriy Sadovy paralajmëroi banorët e qytetit të qëndrojnë në strehimore, ndërsa njoftoi se shkolla do të bëhet online. Gjithashtu ai bëri se ndërprerjet e sinjalit të celularit janë të përkohshme dhe do të rikthehen sa më parë./abcnews.al/