Pas shumë muajsh, Kievi u zgjua i tronditur nga shpërthimet e njëpasnjëshme.
Shpërthimet ndodhën rreth orës 08:00 me orën lokale.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur “disa” shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi ndërsa detaje të tjera do të pasojnë më vonë.
Një ekuipazh i BBC-së në çatinë e hotelit ishte dëshmitar i një prej sulmeve me raketa.
Korrespondenti i BBC-së, Hugo Bachega po raportonte drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin Kiev.
Hugo dhe ekipi i kamerave nxituan për të arritur në strehën e bombave.
The attacks on #Kyiv could be heard during the #BBC broadcast. pic.twitter.com/6EIMpfRSXd
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022
Sirenat e sulmit ajror kishin rënë rreth 90 minuta para se të ndodhnin shpërthimet.
Kjo është hera e parë që Kievi goditet për shumë muaj dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e mëparshme në luftë.
Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia.
Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar u dëmtua nga një shpërthim./Abcnews.al/