Sulmuesit Romelu Lukaku dhe Joaquin Correa nuk do ta ndihmojnë Interin në ndeshjen jashtë fushe në Champions League kundër Barcelonës. Belgu dhe argjentinasi nuk do të kenë kohë të rikuperohen për ndeshjen, siç thotë Sky Sport Italia.
Kështu, Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion vetëm dy sulmues, Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.
Barcelona dhe Interi do të luajnë të mërkurën e ardhshme, më 12 tetor, ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Champions League. Javën e kaluar në Itali, Interi mundi Barcelonën 1-0. Hakan Calhanoglu u bë autori i golit të vetëm. /G.D abcnews.al/