Testi i dytë i maturës, gjimnazistët: Provimi ishte i vështirë

schedule15:20 - 12 Qershor, 2019

schedule 15:20 - 12 Qershor, 2019

Rreth 36 mijë maturantë në vend i janë nënshtruar testit të dytë të maturës shtetërore, atij të gjuhës shqipe dhe letërsisë.  Maturantët në Tiranë thonë se teza ishte e vështirë ndërkohë që kishin pak kohë në dispozicion për ta zgjidhur.

Gjuhen shqipe dhe letërsinë maturantët nuk e kanë kaluar lehtë. Gjimnazistet e “Sami Frashërit” në Tiranë shprehen se provimi i dytë i maturës shtetërore ishte i vështirë ndërsa koha në dispozicion e pamjaftueshme.

Për të marrë maksimumin e pikëve, 60 në total, në dy orë e 30 minuta maturantët duhet të plotësonin 34 pyetje, 14 me zhvillim dhe 20 me alternativa.  Këtyre të fundit ato i janë përgjigjur në një fletë të veçante pasi për herë të parë këtë vit korrigjimi i tyre do të bëhet elektronikisht.

Maturantet tregojnë se e kanë pasur të pamundur të komunikojnë me njeri-tjetrin ndërsa celularët nuk i kanë marrë me vete.

Emocionet e fëmijëve kanë përfshirë dhe prindërit.

Testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë iu nënshtruan rreth 36 mije maturantë në të gjithë vendin. Pas pesë ditësh ata do te japin provimin e matematikës dhe me 24 Qershor mbyllin maturën shtetërore me testin e lëndës me zgjedhje./ABC News Albania 24/7