Kategoria e Parë/ Dinamo nuk fal Besëlidhjen dhe merr kreun, Taulant Marku shënon tripletë

schedule14:40 - 9 Tetor, 2022

schedule 14:40 - 9 Tetor, 2022

Dinamo ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Besëlidhjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë.

Heroi i takimit për blutë e kryeqytetit ishte Taulant Marku, me sulmuesin i cili ka shënuar një tripletë.

Golat u shënuan në minutat 39, 42 dhe 72 nga Marku dhe në minutën e 90 nga Ymeri.

Me këtë tre pikësh, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ngjitet e vetme në krye të klasifikimit me 11 pikë, ndërsa lezhjanët pas kësaj humbjeje renditen në vendin e 13 me 4 pikë. /f.a/abcnews.al