Policia shqiptare në bashkëpunim me atë turke kanë finalizuar operacionin Përjet kufijve” dhe kanë goditur një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është arrestuar 1 shtetas turk, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.
Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike. Gjatë operacionit, Policia turke sekuestroi 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.
Policia e Shtetit është e vendosur që bashkërisht me partnerët të luftojë me profesionalizëm krimin e organizuar, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta, brenda dhe jashtë kufijve.
/Abcnews.al