“Një gjë është e sigurt: dua të arrij majat”, Khvicha Kvaratskhelia zbulon emrin e idhullit të tij

schedule21:03 - 8 Tetor, 2022

schedule 21:03 - 8 Tetor, 2022

Gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia e ka pushtuar botën e futbollit që nga ardhja e tij korrikun e kaluar, në Napoli, nga kampionati gjeorgjian.

Anësori ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Një total i bukur për përvojën e tij të parë në një kampionat evropian (Serie A) dhe në Champions League, shkruan abcnews.al.

Lojtarit të ri (21 vjeç) nuk i mungon ambicia dhe sheh si shembull Cristiano Ronaldon: “idhulli im? CR7, edhe pse i pari ishte Guti. Unë dua të qëndroj i përulur. Nuk më pëlqejnë ata që ekzagjerojnë dhe flasin shumë. Punoj shumë për të përmirësuar veten time dhe dua të punoj edhe më shumë sepse duhet të mësoj ende shumë. Por një gjë është e sigurt: dua të arrij majat”, deklaroi ai në një intervistë për Corriere dello Sport. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!