Gjermania dërgon armë të tjera në Ukrainë: NATO duhet të mbyllë boshllëqet në mbrojtje

schedule20:08 - 8 Tetor, 2022

schedule 20:08 - 8 Tetor, 2022

NATO duhet të punojë në forcimin e mbrojtjes, tha të shtunën ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Ne jetojmë në kohë serioze dhe në kohë të tilla është gjithashtu e rëndësishme të dimë se ku kemi boshllëqe në mbrojtje. Mbrojtja ajrore është një zonë e tillë ku është urgjente të veprohet”, tha Lambrecht teksa vizitonte trupat gjermane të dislokuara në Lituani.

Gjermania njoftoi gjithashtu dërgesa të tjera armësh për Ukrainën, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T, dhe gjithsej 100 tanke nga Greqia dhe Sllovakia.

Duke u përballur me një kërcënim të shtuar të sigurisë, Gjermania do të krijojë gjithashtu një brigadë të re të këmbësorisë së blinduar që mund të vendoset shpejt në Lituani në kohë nevoje, shtoi Lambrecht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!