Vite më parë në materintetin e Vlorës vinin në jetë 26 foshnja në ditë, ndëresa, sot regjistrohen vetëm 5 lindje në javë. Mjeku gjinekolog Bejkush Shehu tregon se shkaqet që kanë ndikuar në tkurrjen e numrit të popullsisë janë ekonomike dhe emigracioni i të rinjve.
“Dikur ka pasur 24 lindje në ditë, sot 5 në javë. Një shkak është largimi i moshave riprodhuese nga Shqipëria. Jo pak raste ndodh që e kanë ndjekur barrën këtu dhe kanë lindur jashtë për bonusin apo dokumenteve.”
Një tjetër shkak janë edhe abortet e pakontrolluara që sjellin probleme te femrat.
“Një gjë që duhet të ketë kujdes një çift i ri është kontrolli te mjeku, sepse duhet me doemos, vlerësimi i moshës së barrës për të përdorur pilulat. Duhet të dihet mosha e barrës. Përdorimi para kohe le pasoja. Shumica shkojnë në farmaci, dhe çiftet i marrin pa rekomandimin e mjekeve.”
Gjatë vitit 2021 edhe në rang vendi ka pasur një rënie të lindjeve krahasuar me vitin 2020. /abcnews.al/