Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Fier, familja Dalla e Çepele e gjunjëzuar nga varfëria, jetojnë me asistencë e shtëpi të rrënuar

schedule15:40 - 8 Tetor, 2022

schedule 15:40 - 8 Tetor, 2022

Sami Çepele ishte djalë i ri kur bashkë me gruan u detyruan të jetonin në një barakë, nga ato që ndërmarrja e naftës, i ndërtonte për mbajtjen e pajisjeve dhe veglave të punës. Pas 30 vitesh, copat e dërrasës rrethojnë shtëpinë dhe familjen e tij si një mallkim.

Barakën e transportonin nga njëri vend në tjetrin. Hera e fundit ishte përpara disa vitesh kur të afërmit në fshatin Bishanakë, i kërkuan Samiut të largohej. Sot familja me 4 anëtarë jeton në një ndërtesë që dikur ishte pjesë e repartit ushtarak. Muret nuk janë nxirë nga lagështia por nga shiu që hyn nga tarraca dhe dritaret.



Ndihmën e kërkuan edhe me letra drejtuar pushtetarëve por nuk morën përgjigje.

Bashkia e Fierit ka ofruar bonusin e qerasë, por bashkëshortët Çepele druhen se do të enden sërish të pastrehë kur afati një vjeçar i qerasë të përfundojë. Pak ditë më parë Adnandi njëri prej djemve, mbushi 30 vjeç. Pa festë dhe pa urime, djali me aftësi të kufizuara pret si dhuratë një strehë për vete dhe për prindërit

Familja Çepele jeton me kempin e dy që përfitojnë dy anëtarëve të saj, pjesa më e madhe e të cilave shkon për barna. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!