Kontrabandë pijesh alkoolike në 17 vende të BE-së

schedule13:10 - 12 Qershor, 2019

schedule 13:10 - 12 Qershor, 2019

180 milion litra alkool të kontrabanduar me një dëm prej 80 milion eurosh. Është kjo akuza me të cilën janë arrestuar 20 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Pijet kontrabandoheshin në 17 vende anëtare të Bashkimit Evropian.  

Policia financiare në Udine, së bashku me ushtarakë të 12 komandave të tjera, kryen arrestimin e 20 personave në shtatë rajone të Italisë. Ata akuzohen për ideimin, promovimin dhe pjesëmarrjen në një shoqatë kriminale. Shoqata ishte aktive prej vitesh në Evropë dhe trafikonte pije alkoolike në 17 vende anëtare të BE-së. deri tani llogaritet se janë kontrabanduar 180 milion litra alkool për një dëm prej 80 milion eurosh.

Operacioni arriti të shpërbëjë një bandë, drejtuesit e të cilës ishin në Mbretërinë e Bashkuar, dhe që trafikonte kryesisht vodka, uiski dhe pije të tjera alkoolike. Pikërisht këta drejtues janë shpallur në kërkim./ABC News Albania 24/7