Camaj: Dëbimi i diplomatëve rusë nga Mali i Zi ishte vendimi i drejtë

schedule17:58 - 7 Tetor, 2022

schedule 17:58 - 7 Tetor, 2022

Kreu i LDSH-së në Malin e Zi, Nikollë Camaj, në një lidhje me Skype me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku ka komentuar vendimin e Ministrisë së Jashtme për dëbimin e diplomatëve rusë.

Camaj tha se ishte një vendim i drejtë dhe duhet përshëndetur. Sipas tij Mali i Zi ndodhet prej shumë kohësh nën presionin e vazhdueshëm të ndikimit rus.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Mendoni se ishte një hap i marrë në kohën e duhur apo duhet të ishte ndërmarrë më përpara, dëbimi i diplomatëve rusë?

Camaj: Të nisem nga ajo që e ka si interesim Rusia se diplomatët atë punë kanë të të mbledhin informacione. Ata atë punë po bënin por se dimë se sa e thellë ishte kërkimi, dhe kjo flet qartazi se kemi të bëjmë me tentativë të ndikimit rus. Në këtë momente ajo që më duket e çuditshme është se subjektet politike që janë më pranë Rusisë janë ata që bëjnë shumicën, kjo e bën këtë situatë aspak shpresuese se Mali i Zi mund të ecë drejt integrimit europian. Por sido që të jetë është për tu përshëndetur fakti i Ministrisë së Jashtme.

/Abcnews.al/