Shkencëtarët australianë po përpiqen të rrisin bimë në Hënë deri në vitin 2025 si pjesë e një misioni të ri të zbuluar sot që synon të krijojë një koloni. “Ky program është një hap i parë drejt rritjes së bimëve për ushqim, ilaç dhe prodhimin e oksigjenit, të gjitha këto janë jetike për jetën e njeriut në Hënë,” thanë studiuesit në një deklaratë.
Brett Williams, një biolog i bimëve në Universitetin e Teknologjisë në Queensland, njoftoi se farat do të barten nga anija kozmike Beresheet 2, një mision privat izraelit në hapësirë.
Pas mbjelljes, farat do të ujiten në një dhomë të mbyllur dhe shkencëtarët do të vëzhgojnë për ndonjë shenjë mbirjeje.
Llojet e bimëve do të përzgjidhen në bazë të rezistencës së tyre ndaj kushteve ekstreme të motit, por edhe sipas shpejtësisë së mbirjes së tyre.
Përveç krijimit të kushteve për ekzistencën e jetës njerëzore në Hënë, ky mision mund të shërbejë edhe si një laborator për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e sigurisë ushqimore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, tha Caitlin Birt, profesoresh në Universitetin Kombëtar Australian.
“Nëse mund të krijojmë një sistem për rritjen e bimëve në Hënë, atëherë mund të krijojmë një sistem për rritjen e bimëve ushqimore në disa nga mjediset më të vështira në Tokë”, tha ajo në një deklaratë./abcnews.al