FOTO/ Ky është 46-vjecari Albert Topuzi, iu sekuestrua pasuri me vlerë 3.5 milionë euro

schedule13:58 - 6 Tetor, 2022

schedule 13:58 - 6 Tetor, 2022

Ky që shikoni në foton është 46-vjecari Albert Topuzit, të cilit iu sekuestrua 3.5 milionë pasuri, që dyshohet se u përfitua nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Në sekuestro janë vënë një ndërtesë 3-katëshe, një ndërtesë 2-katëshe, 3 apartamente, disa automjete, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një biznes për prodhimin e betonit.

Të gjitha këto pasuri i përkisnin 46-vjeçarit, i arrestuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”.

Dyshohet se pasuritë ai i kishte vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe ndaj tij është ngritur akuza e pastrimit të parave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!