Kirurgu vaskular në “Klinikën Vivia” në Spitalin Amerikan 3, doktor Valbon Gashi ka folur sot në “ABC e Mëngjesit” për venat me variçe. Ai ka deklaruar se 30% e popullësisë në botë gjatë ciklit jetësor kanë probleme me to.
Gashi ka përmendur disa faktorë si te meshkujt ashtu dhe te femrat, që ndikojnë në krijimin e variçeve. Sipas doktorit, tani ka filluar të evidentohen edhe më shumë, pasi ndikon edhe estitika apo elementë të tjerë.
“Pozicioni i variçeve si sëmundje venoze është se paraqesin një problem të madh te njerëzit. Supozohet se 30% e popullësisë në botë gjatë ciklit jetësor kanë probleme dhe do të kenë probleme me variçet, domethënë 1 në 3 veta.
Faktori kryesor që e shkakton është ai gjenetik te 95%. Pastaj, faktor të tjerë te femrat është shtatzënia, hormonet, jeta sedentare. Raporti në vitet 70-80 ka qenë 3 me 1 për femra, mirëpo tani për shkak të modernizimit, estetikës dhe të mashkullit, të gjitha këto, është vërejtur që raporti është 3 me 2.5 ndaj femrave. Modernizimi, përpos femrës dhe mashkulli po rregullohet. Ai ankohet që ka vena, por nuk i ka zbuluar për shkak të pantallonave që ka pasur, edhe meshkujt që bëjnë depilim, estetika ka hyrë. Ata dikur nuk e dinim.
Variçet japin disa komplikime, të cilat vërtetë janë problematike në botë. Përpara kanë menduar se është profesionale, mirëpo ajo s’ka lidhje me profesionin. Ka lidhje për shkak të pozitave të gjata të qendrimit në këmbë, për shembull, kamarieri, kuzhinieri, berberi, kirurgu. Ata kanë predispozita. Mund të jenë edhe gjenetik, por i bashkangjitet edhe një faktor tjetër te meshkujt, atëherë gjasat me u kriju variçet janë të mëdhaja. Domethënë 100%. Te femrat ju bashkangjitet shtatzënia. Pse statusi apo ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë. Pastaj presioni i fetusit, embrionit në legenin e vetë pjesës së poshtme, edhe ai bën atë presionin, kështu që krijohen”, u shpreh Gashi./abcnews.al