Erling Haaland është një jashtëtokësorë. Sulmuesi norvegjez ka bërë që gjithë bota e futbollit të flasë për të.
22-vjeçari duket sikur ka vite që luan në Premier League, teksa vetëm në 12 ndeshje këtë sezon ka arritur të shënojë 19 gola, askush tjetër si ai.
Edhe në fitoren e mbrëmshme që Manchester City arriti 5-0 ndaj Copenhagen, norvegjezi shënoi dopietë duke ngritur të festë të gjithë të pranishmit.
Megjithatë, goli i dytë ‘vodhi gjithë shfaqjen’, duke treguar aftësitë e jashtëzakonshëm që zotëron sulmuesi norvegjez.
Ndërsa skuadra e tij kërkonte golin e dytë, tifozët me sy shqiponjë vunë re një moment që përfshinte Haaland dhe gjyqtarin Donatas Rumsas.
Ylli norvegjez ndihmoi gjyqtarin duke ia dhënë shkumën që i kishte rënë nga xhepi, ndërsa në të njëjtin aksion shënoi golin e dytë.
Ky moment po vlerësohet lartë nga tifozët në rrjetet sociale, duke mbetur të befasuar nga niveli i Haalandit.
/f.a/abcnews.al