Mbajti të mbyllur në banesë fëmijën 12 vjeç, shpallet në kërkim 49-vjeçari

schedule12:02 - 4 Tetor, 2022

schedule 12:02 - 4 Tetor, 2022

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit.

/abcnews.al