Shefi i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis, ka nënshkruar memorandumin e dytë me Ukrainën për të siguruar 5 miliardë euro për të adresuar menjëherë nevojat për likuiditet dhe për të paguar pagat dhe pensionet.
Në një postim në Twitter, Dombrovskis tha: “Kënaqësi të nënshkruaja Memorandumin e dytë të Mirëkuptimit me Ukrainën që kur Rusia filloi luftën e saj brutale”.
“Kësaj radhe, BE-ja do të sigurojë 5 miliardë euro për nevoja urgjente për likuiditet, paga dhe pensione. Ne do të dorëzojmë pjesën e parë në mes të tetorit, dy pjesët e ardhshme do të vijojnë më vonë gjatë vitit”, tha ai.
Pleased to sign second Memorandum of Understanding with #Ukraine since Russia began its brutal war.
This time: the EU will provide €5 bln for ?? immediate liquidity needs, pay salaries & pensions. We will deliver first part mid-October, next two parts to follow later in year. pic.twitter.com/Jxb9pVoduQ
— Valdis Dombrovskis (@VDombrovskis) October 3, 2022
/abcnews.al