Veliaj letër qytetarëve: Tirana drejt rrugës së shkëlqimit

schedule11:50 - 10 Qershor, 2019

schedule 11:50 - 10 Qershor, 2019

Socialistët duken të vendosur të shkojnë në zgjedhje më 30 qershor pavarësisht se Presidenti i Republikës e ç’dekretoi datën e vendoreve.

Një tjetër letër del në pah.

Këtë herë shkruan Erion Veliaj dhe i drejtohet banorëve të kryeqytetit. Përmes saj i shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë në këtë katër vjeçar si kryebashkiak i Tiranës dhe i kërkon që më 30 Qershor ta mbështesin për një mandate të dytë.

“Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Ambicia ime dhe e skuadrës që drejtoj shkon shumë më larg transformimit të deritanishëm. Ashtu si edhe ju, unë dua të punoj dhe të rris familjen time në një qytet edhe më të pastër e modern, me mundësi për çdo fëmijë, të ri e të rritur.

Prandaj, më 30 Qershor do t’ia dalim vetëm nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë, si më e çmuara dhuratë për jetën e familjeve tona dhe gjithë qytetit. Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4-vjeçar.”

Këtë katër vjeçar Veliaj thotë se me punë iu ndryshua faqe kryeqendrës së Shqipërisë. Ai përmend investimet ne sheshin “Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, “Pazari i Ri”, tek “Amfiteatri i Liqenit”, “Parku Olimpik”, “Reja”,  44 kënde lojërash, 5 shkolla të reja dhe 17 të tjera të nisura, kopshte e çerdhe publike të rikonstruktuara dhe thotë se Tirana tashme konsiderohet nga guidat turistike si një ndër qytetet më energjike të Ballkanit./ABC News Albania 24/7