Zjarret, 5 mijë hektar të shkrumbuara në 3 muaj

schedule21:03 - 1 Tetor, 2022

schedule 21:03 - 1 Tetor, 2022

Nga emisioni Vetting: 

C’mund të bëjë një zjarrëfikës i vetëm përballë flakëvë që shkojnë deri tek retë… është fillim gushti dhe temperaturat shkojnë deri në 40 gradë. Fshati Bërdicë është rrethuar nga zjarret ndërsa forcat zjarrëfikëse janë në numër të kufizuar… Në këtë anë të zjarrit është ky zjarrërifikës i vetëm përballë rreziqeve në një terren të panjohur që nuk po di nga t’ia nisë për të shuar flakët që rrezikojnë banesat.

Si cdo vit, edhe kësaj vere, zjarret pushtuan pyje në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia e Emergjencave Civile raportoi ditë pas dite situatën me zjarret në Shqipëri të përhapura nga veriu në jug duke përfshirë pyje, kullota dhe prona private. Gjatë gushtit të këtij viti u raportuan vatra zjarri në disa rrethe te vendit si në Pukë, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Mirditë, Shkodër, Lezhë e të tjera.

 

Ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prenci shprehet se Shqipëria është një vend me risk të lartë përsa i përket fatkeqësive natyrore: “Shqipëria për vetë pozicionin gjeografik, por edhe për shkak të efekteve të ngrohjes globale është një vend me risk të lartë përsa i përket disa lloj fatkeqësive, si vërshimi i përrenjve dhe i lumenjve malorë, përmbytjet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, zjarret, rrëshqitjet e dherave, por në mënyrë të veçantë kur verërat, stina e verës vjen e thatë dhe e zgjatur zjarret në zonat kodrinore, malore, në zonat e mbrojtura, e pse jo edhe në zonat e banuara janë masive dhe risku është i lartë.Shqipëria në vitin 2017 ka pas temperatura deri në 43 gradë celcius dhe ka pas një numër të konsiderueshëm zjarresh, që kanë shkuar deri në 946 zjarre në gjithë territorin e Shqipërisë”.

Mirdita ishte një ndër rrethet më të prekura këtë vit nga zjarret. Qindra hektarë pyje u dogjën në Orosh, gjithashtu në Bukëmirë.

Drejtori i zjarrfikëses Mirditë, Agim Lleshaj thotë se viti 2022 ka qenë problematik në gjithë qarkun e Mirditës përsa i përket fatkeqësive natyrore: “Duke parë këtë vit, vitin 2022 zona e bashkisë Mirditë që kemi një shtrirje shumë të madhe, rreth 873 hektarë, zona të thella malore me pyje të dendur, kemi pasur shumë ngjarje problematike, me një sipërfaqe shumë të madhe të djegura edhe të përshkruara nga flakët e zjarrit ku më problematikja do të përmend zonën e fshatit, ku rrezikohet fshati i Bukmirës, që ishin vresha. Ajo ka qenë një vatër e paimagjinueshme që ska ndodh në Shqipëri, me ca kam dëgju statistikat dhe historikun”.

Zjarrfikësi Llesh Gjini tregon se zona e Bukmirës në Mirditë është një nga zonat më të dëmtuara nga zjarri: “Kemi në Bukmirë është djegur rreth 200 ha pyje, me shqop, shkure, mret, se është zonë kodrinore. Bukmirë dhe pjesa tjetër ku e ndan rruga nacionale e kap zona e Lezhës, por më shumë është djegur në zonën e Mirditës. Po edhe kemi qenë atje, kemi ndejt gjithë natën ne në Orosh, arsyen nuk e dimë, janë djeg rreth 160 ha pyje me pisha, atje kemi ndej policia zjarrfikëse gjithë natën non stop me policinë pyjore. Fati i madh e lokalizum dhe nuk na u dëmtuan banesa, pyje janë dëmtuar shumë, banesa nuk kemi pasur fare”.

Zjarrëfikësi nga Mirdita beson se është bërë maksimumi. Ai nuk ka asnjë ankesë për kushtet e punës, as për pagën dhe as për gadishmërinë e institucioneve përgjegjëse për tu gjendur pranë tyre për të mundësuar shuarjen në kohë të zjarreve. “Duke pasur parasysh që ministria e Mbrojtjes nga coi makinat dhe duke pasur parasysh që helikopteri erdhi në kohë rekord, unë do thosha helikopteri dhe ndërhyrja që bëri kryetari i bashkisë, pruni botin me 13 mijë litra dhe kaluam në Rrëshen ne shpëtuam banesa, nuk bëhet fjalë, do u zhdukte njëfshat I tërë, po ishin 3 makina të ministrisë së Mbrojtjes dhe makinat tonë, boti dhe ndërhyrja që bëni dhe arriti u shpëtu për mrekulli lagjia”.

Ndërsa thotë këto fjalë për emisionin vetting, prapa shpinës së tij janë qindra hektarë të djegura, një dëm i jashtëakonshëm që duhen dhjetra vite për të rikuperuar miliona pemë që rriten ndër shekuj në këto male. Në të vërtetë, terreni është i vështirë por nëse do të kishte mjetet e duhura dhe forcat e duhura zjarrëfikëse flakët nuk do të kishin mbërritur fare pranë banesave. Sepse në të vërtetë kushtet e punës për zjarrëfikësit nuk janë të favorshme, ashtu sic pohon edhe kreu i sindikatës së zjarrëfikësve, Bledar Bajramaj. “Vështirësit janë të shumta, fillojnë që nga vështirësitë në pajisje, mjete, në veshje si dhe në vështirësitë ekonomike. Tani po flasim për pajisjet, shërbimi zjarrfikës është shumë i shtrirë në vetveten e tij, fillon që nga aksidentet, zjarret, lartësitë, humnerat pra ka të bëjë mjeti që një zjarrfikës të japi një rezultat sa më të mirë qëështë direk në shpëtimin e jetes”.

Për shkak të kushteve të vështira në punë dhe numrit të kufizuar të pjesëtarëve të skuadrës, janë të shumta rastet e aksidenteve ku janë dëmtuar zjarrëfikës në aksionet e përditshme për shuarje zjarri e të tjera situata të ngjashme.

“Tani të lënduar ka, ka shumë,lëndime ka që nga djegiet, thyerjet, kurse për rrezikimin me pasojë fatale kemi vetëm një rast gjatë viteve të kaluara. Ne mundohemi ose zjarrfiksit mundohen të mbajnë njëri-tjetrin pra kudo që futen personat mëme eksperiencë mundohen të japin eksperiencën e tyre si para ngjarjes dhe gjatë ngjarjes;mos e bëjë këtë veprim,mos u afro aty, kujdes këtu, sepse përvec enëve nën presion kemi të bëjmë dhe me tensionet të cilat janë të ndryshme,kemi tensionet e lartë, kemi tensionet e mesme, kemi tensionet e ulëta, tensioni i ulët është 220-shi, tensioni i lartë është 110-shi,tensioni i mesëm është 20 kilovoltshi edhe 6 kilovolshi”, shprehet për “Vetting”, kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajramaj.

Vit pas viti, shtohen sipërfaqet e djegura në të katër anët e Shqipërisë. Mijëra hektarë pyje, me pisha, e bimësi të tjera janë shkrumbuar dhjetë vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i statistikave, INSTAT gjatë vitit 2012 u dogjën 4.756 pyje dhe kullota. Në vitin 2013 – 814 hektarë, në vitin 2014 – 50 hektarë, më pas viti 2015 – 250 hektarë, viti 2016 – 181 hektarë, për të kulmuar në vitin 2017 kur dhe shënohet sipërfaqja më e madhe e djegur në vënd me 14.805 hektarë pyje dhe kullota të shklrumbuara. Më pas në vitin 2018 janë 238 hektarë të djegura, në vitin 2019 – 42 hektarë, viti 2020 – 339 hektarë pyje e kullota të djegura. Viti 2017 është më problematiku në çdo bashki, përfshi edhe atë të Tiranës.

Sipas Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vetëm gjatë periudhës Janar – Gusht 2022 në vendin tonë janë aktivizuar 1106 vatra zjarri, si pasojë e të cilave janë djegur 4595 ha me sipërfaqe pyjore, shkurre dhe 21458 rrënjë ullishte dhe pemëtari.

Drejtor i zjarrfikëses Tiranë, Shkelqim Goxhaj thotë se më problematik ka qenë viti 2017, pasi dëmet kanë qenë të mëdha: “Bilancet kemi statistika por ajo që do të thosha unë është që të paktën dy vitet e fundit, sepse nga sa mbaj mend unë nga vitet e fundit, viti që ka shkaktuar më shumë dëme në sipërfaqet pyjore dhe pemë frutore ka qenë viti 2017, ndërsa në dy vitet e fundit, duke përfshirë edhe vitin aktualisht, pothuajse dëmet kanë qenë shumë të pakta, kanë qenë vetëm në shkurre, nuk kanë qenë dëme në pyje. Edhe këtë verë që ne po flasim kemi 130 vatra zjarri që janë shfaqur në territorin e bashkisë së Tiranës dhe nga këto vetëm një rast është në zonën e Pezës atë që thamë edhe më lart ku na janë dëmtuar sipërfaqe pyjore të mbrojtura”.

Referuar të dhënave nga raporti i Bankës Botërore publikuar në maj të vitit 2021, Shqipëria ka aftësi të kufizuara të shuarjes së zjarrit në vende larg zonave të banuara. Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria ka mangësi të theksuara për të kontrolluar zjarret në zona të largëta, pasi mungojnë automjetet 4×4 dhe pajisje specifike, si kamera termike për të vlerësuar zjarret. Sipas Bankës Botërore, pajisjet dhe trajnimi janë një faktor kryesor në aftësinë e çdo shërbimi zjarrfikës. Më 13 qershor të këtij viti Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria është vendi i fundit që ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

Vetëm gjatë muajit korrik, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar në katër raste për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Shqipëri dhe ka ndihmuar në dërgimin e avionëve zjarrfikës nga Greqia në Shqipëri.

Disa nga këta aeroplanë janë pjesë e flotës së përbashkët të zjarrfikësve të BE-së të quajtur “rescEU”.

“Është një formulë e artë e mekanizmit të mbrojtjes civile europiane i cili thotë 1 dollarë në parandalimin e fatkeqësisë natyroreështë u barabartë me 7 dollarë për rehabilitimin e dëmit që shkakton një fatkeqësi.Cka do të thotë kjo? Autoritetet përgjegjëse duhet të investojnë në ifrastrukturën kritike për të parandaluar pasojat dhe riskun që vjen nga një fatkeqësi, me qëllim që të mos shpenzojmë shumë nesër për ta rehabilituar atë pjesë të dëmtuar nga një fatkeqësi. Në Shqipëri jnë harrxhuar me miliona euro projekte për kultivimin e pemëve në zonat e djegura të Shqiprisë,” shprehet ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prenci.

Po kush e djeg Shqipërinë, cilët janë ata persona që guxojnë ti vënë zjarrin pyjeve për ti kthyer në kullota dhe kush i mbron ata?! Kryeministri paralajmëroi një vit më parë sanksione të forta për cilindo që guxonte të vinte zjarre.

“Meritojnë të kalben prapa hekruave dhe shpresoj shumë që gjykatat do të japin vendimet e duhura dhe uroj shumë që gjykatësit që do ti japin këto vendime të jenë në lartësinë e dhimbjes për kaq shumë vlera natyrore të dëmtuara. Këto nuk janë pasuria e askujt individualisht, ato janë pasuria e të gjithëve bashkë dhe ato janë thesari që kemi detyrimin ta shtojmë dhe t’ia u trashëgojmë fëmijëve tanë edhe fëmijëve të gjykatësve”, tha kryeministri Rama.

Sot pas një viti, sa persona janë arrestuar dhe sa prej tyre janë duke vuajtur dënimin. Statistikat e policisë së shtetit flasin për ndëshkim qesharak të personave që i vënë zjarrin Shqipërisë.
Ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prenci tregon se numri i autorëve të zjarrvënies është shumë i ulët: “Rastet sporadike shumë të rralla në raport me numrin e zjarrëve që ka në shqipëri. Policia shqiptare nuk është në nivelin e duhur për ta goditur ktë lloj veprimtarie. Ka zjarrvënie në zonat kodrinore dhe në zonat e bjeshkve që zjarri vihet nga barit për të freskuar kullotën, po pastaj del përtej dëshirës së tyre dhe futet zjarri në zonat e pyllëzuara sidomos pyjeve disa vjecare që është një krim shumë i rënd”.

Ish-drejtori i emergjencave civile shprehet se ka edhe raste kur zjarri vendoset qëllimisht në zonat bregdetare me qëllim krijimin e hapësirave për ndërtim: “Pastaj ka raste të tjera që në Shqipëri është provuar që zjarret janë vendosur me qëllime të caktuara për ta bërë zonën me pak interes, sic është vënia e zjarreve në zonat bregdetare, e kemi pa si mjet në zonën e Gjirit të Lalzit dhe zonën e Kepit të Rodonit ku mendohet qëështë djegur e investuar nga biznesmenët për tëpatur më të lehtë nesër për ta kërkuar që sështë zonë e mbrojtur po për ta kërkuar për të bërë resorte turistike”.
Më shtimin e sipërfaqeve të djegura në pyjë e kullota, ulet numri i zjarrëfikësve në Shqipëri. Si në cdo grupmoshë a profesion, edhe zjarrëfikësit po e braktisin vëndin, kjo edhe për shkak të kushteve jo të mira të punës.

“Uë po shikoj degradimin e shërbimit zjarrfikës. Pse them degradimin. Sic thashë edhe më parë ka disa veprimtari shërbimi zjarrfikës, pra duke filluar që nga aksidentet, ke permbytjet, ke zjarret. Duhet një eksperiencë që të bësh zjarrfikësin, që ti të dalësh dhe të komandosh trupën ose të dalësh dhe të bësh veprimet. E do një eksperiencë, nqs tani që ne flasim kanë ikur 30%, bile ka reparte si Kuksi mos u gabofsha Tepelena, kanë ik gati gjysma e zjarrfikësve dhe të tjerët thonë po ikim. Po ikim se këtu nuk rihet. Ky është shërbimi zjarrfikës sot që flasim, tani nqs një zjarfikës bëhet me një të shtypur të butonit, unë nuk e di”, shprehet kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajramaj.

Ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prenci thotë se numri numri i zjarrfikësve që janë larguar është shumë i madh, sipas tij kjo ndodh për shkak të pagës së ulët: “Është me rrezerva, është më shumë, jo vetëm në shërbimin zjarrfikës, por në shërbimin zjarrfikës, në shërbimin e policisë së burgjeve dhe në policinë shqiptare madje edhe në ushtri ushtarët profesionistë cdo ditë po cdo ditë kjo është me informacion të saktë japin dorëheqje sepse paga e një polici, paga e një zjarrfikësi, paga e një polici të burgjeve është më e ulët se niveli i minimumit jetik, duke shtuar edhe rritjen e cmimeve, që qeveria shqiptare është e vetmja qeveri që nuk indekson pagat në raport me rritjen e cmimeve për të përballuar krizën”.
Nuk ndan të njëjtin shqetësim, zjarrëfikësi i Mirditës. Ai thotë se djem të rinj i janë bashkuar skuadrës së zjarrëfikësve në Mirditë, ndoshta edhe pse bashkia ka një vëmendje të vecantë për këtë profesion.
“Jo nuk e di, me thënë të drejtën këtu në Mirditë nuk ekziston se ai kryetari I bashkisënaka pru cuna 20 vjec, 25 vjec, tamam cuna të rinj dhe unë nesër unë nuk kam shumë dhe do dal në pension unë e di që jam duke ja lënë një brezi fiks, janë mbi 7-8 cuna të rinj që kanë ardhur tani rishtaz, nuk e kuptoj, janë cuna të rinj dhe zjarrfiksja janë tu kalu në duar më të sigurta sa jemi ne të vjetrit, këtu tek ne nuk është ai fenomen. Jo jo nuk e kemi, ngaqë kanë ardhur cuna të rinj. Pagën ata duan lekë më shumë por ata janë të knaqur prandaj kanë ardhur në zjarrfikëse dhe zjarrfikësja e Mirditës sot është bërë 50 me 50 me cuna të rinj. Se do dalim ne nesër në pension këta janë top të përgatitun”, thotë zjarrfikësi Llesh Gjini, zjarrfikës.

Në mungesë të forcave zjarrëfikëse, Agjensia kombëtare e mbrojtjes civile, flet për një strategji që lidhet me angazhimin e subjekteve private dhe forcave vullnetare si një faktor i rëndësishëm për të ndihmuar në mbrotjen nga zjarret, për vitet në vazhdim

Përgjigjia e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për emisionin “Vetting”:

“Dokumenti i Strategjisë Kombëtare të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë në Shqipëri, i cili pritet të miratohet, përveç rëndësisë që i jep ndërgjegjësimit dhe vullnetarizmit, ka si aktivitete kryesore të saj Ndërgjegjësimin dhe ngritjen e organizatave vullnetare.

Baza e nevojshme ligjore e sipërpërmendur ndikon në zgjerimin e vullnetarizmit në fushën e Mbrojtjes Civile në vend.

Në funksion të këtij qëllimi, përmendim disa aktivitete të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me institucione qendrore, vendore dhe organizata të shoqërisë civile, të tilla si:
– Në kuadër të “Planit të fushatave informuese dhe ndërgjegjësuese për ngritjen dhe funksionimin e strukturave vendore të mbrojtjes civile dhe shërbimit vullnetar”, janë zhvilluar aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese me fokus “Ngritjen dhe funksionimin e strukturave vendore të mbrojtjes civile dhe shërbimit vullnetar në bashki” në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Mat, Pukë, Fushë Arrëz dhe Maliq”.

Pesha kryesore për të përballuar fatkeqësitë natyrore bie mbi bashkitë dhe për këtë arsye, shumë prej tyre kanë nisur të shtojnë vëmëndjen për të garantuar më shumë forca zjarrëfikëse dhe bazë material për të menaxhuar më mirë rrezikun nga zjarret apo edhe përmbytjet.

“Ka bashki prsh Tirana ka filluar po ecen mirë, thashë ka shumë probleme, Tirana ka filluar po ecën mirë, ka fillu me stacionet, ka fillu me pajisjet, ka fillu me veshjet, ka fillu me përgatitjet. U fut kryetari i bashkië ti shtojmë vëmendjen, fap filluan gjërat, duket ndryshimi, shtuan 50 zjarrfikës, u duk ndryshimi përnjëherë. Ka rrethe të cilat janë munduar në bazë të mundësive që kanë, prsh shikoj Shkodra ka bërë ndryshime, Shijaku ka bërë ndryshime, Elbasani ka filluar të ndryshojë dicka, por duhet vullnet i fortë i kryetarëve të bashkisë që këto stacione, këta njerëz të shtohen dhe të bëhet puna sa më mirë”, shprehet kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajramaj.

Por sipas ligjit 152 viti 2015 për emergjencat civile, parashikohet që për cdo 1500/2000 banorë të funsksionojë një zjarrfikës. Por një zjarrëfikës në Shqipëri mbulon më shumë se 10 mijë banorë sepse numri i zjarrëfikësve është shumë i ulët në raport me numrin e popullsisë. Kushtet e punës, dhe paga nuk janë motivuese për një të ri që mund të këtë pasion këtë profesion. Paga e një zjarrëfikësi është vetëm 300 euro dhe për shpërblim të tillë mujor, askush nuk do të donte të nisej cdo ditë në punë me rriskun e rrezikut për jetën në përballje me flakët a situata të tjera.
Bledar Bajramaj, kreu i sindikatës së zjarrfikësve: “Fillon me pagën fillestare të një zjarrfiksi,paga fillestare e një zjarrfiksi është 360 mij lekë (të vjetra)pastaj mbas 5 vitesh kur mer gradën shtohet një 6 mij leksh apo një 60 mij leksh,pastaj gradën e dytë shtohet një 5 mij leksh dmth 50 mijë”.

Shemsi Prenci, ish-drejtori i emergjencave civile: “Në Shqipëri politika e pagave bëhet sektoriale, jo e përgjithshme, po e keni parë njëherë rritet 30% pagat e ushtarëve pastaj rriten 20% pagat e policëve. Harrohen zjarrfikësit, zjarrfikësit ka vite që skanë uniformë, ashtu si policia e burxheve që ka 9 vite skanë uniformë e dalin i blëne nëpër tregje. Pra vëmendja e qeverisë shqiptare për punonjësit që përballen me riskun, që përballen me rrezikun, që realisht atje ka edhe heronj, sic është edhe rasti i zjarrfikësit që shpëtoi atë 5-vjeçaren në Kombinat apo në shumë operacione të tjera”.

Një vit më parë në 3 shtator 2021, gjatë kohës kur bëhej bilanci i dëmëve të shkaktuar nga zjarret, kryeministri Rama premtoi se do të rishikohej e të rritej paga e zjarrëfikësve duke marrë parasysh edhe vështirësitë në punë: “Duke filluar nga trupa e re e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile se ne ndërkohë do të bëjmë atë që duhet për të rritur pagën që nuk do jetë asnjëherë e mjaftueshme kur cilido që i përket këtyre trupave përballet me një sfidë që kërcënon jetën”.

Një vit më pas situata me pagat e zjarrëfikësev dhe kushtet e punës është e njëjtë. Asnjë rritje page asnjë ndryshim në kushtet e punës. Ndërkohë që kriza ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë solli një rritje drastike të çmimeve.

Zjarrfikësi, Llesh Gjini: “Po të më pyesësh mu jo se jam i etur për lekë, për punën që bëjmë zjarrfikësi vdes njëherë, ne e kemi pa vdekjen me sy, unë për 23 vjet e kam pa vdekjen me sy me dhjetra herë. Po momentalisht nuk e kemi ngrejt zërin se na kanë rrespektu me lekë. Pavarsisht se rroga duhet të jetë shumë e lartë për një zjarrfikës. Po kjo është një gjë që duhet ta shofi drejtoria e përgjithshme Tiranë. Po ne nga bashkia jemi ndihmu dhe nuk naka lënë shteg me fol, na kanë pagu”.

Kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajramaj shprehet se zjarrfikësi kanë punë me rrezikshmëri të lartë pasi përballen me situata të ndryshme: Shiko vet profesioni zjarrfikës është rrezikim jete që kur themi shërbim zjarrfikës do të thotë që rreziku është maksimal sepse ne vërtet futemi po flasim në një zjarr por aty mund të ketë nën presion. Ne kishim një rast në Kamzë në qoftë se ju kujtohet, në institut kishte një shpërthim ku vecantija e objektit pra katit të fundit që ishte shpërtheu nqs në të moment do të kishte zjarrfikës brenda 2,10 apo sa të ishin ata nuk besoj se do të kishin dal nga aty, pra është momenti. Vet fjala zjarrfikës do të thotë që rrezishmëria është maksimale.

Pavarsisht se paga është shumë e ulët dhe duke mos vlerësuar vështirësinë e punës, prej vitesh zjarrfikësve nuk ju paguhen as orët shtesë.

Bledar Bajramaj, kreu i sindikatës së zjarrfikësve: Orët e natës nuk merren. Tani ka një ligj për shërbimin zjarrfikës në Shqipëri, është ligji 152 i 2015-ës, unë shoh vetëm detyrime tek ky ligj, nuk ka benefite. Ky ligj ka vetëm detyrime, pra një zjarrfikës nuk mund të cojë fëmijët e vet në plazh. Një zjarrfikës nuk mund ti blejë libra fëmijës së vet, një zjarrfikës nuk mund ti blejë veshje fëmijës së vet, se nuk del, 360 mijë lekë nuk del. Këto janë detyrimet, benefite unë nuk kam parë.

Ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prenci tregon problemin e pagesave për orët shtesë: Shiko historia e orëve shtesë, historia e ushqimit në bazë të vendimit të këshillit të ministrave për personat me uniformë është një histori shumëvjecare. Nuk jepen shërbimet suplementare, nuk jepen shërbimet e orëve të dyta dhe të treta. Kjo vjen nga mosvëmendja që tregojnë edhe autoritetet përgjegjëse për ktë sektor të rendësishëm të shtetit shqiptar, për mbrojtjen e jetes njerzore.

Pavarsisht kushteve të këqija të punës dhe situatave të vështira me të cilat përballen cdo ditë, zjarrifikësi në Mirditë rrëfen pasionin e tij për profesionin: “Ky është një profesion human, për të gjithë zjarrfikësat, ndërsa unë e kam në gjak humanizmin, pavarsisht se kam 23 vite dhe kam provuar për 23 vjet cdo lloj ngjarje që ka ra, nga të gjitha llojet e ngjarjeve, të gjitha llojet e përmasave edhe në disa rrethet e Shqipërisë që kam marrë pjesë, na ka koicidu dhe e kemi në gjak humanizmin”.

Puna e një zjarrfikësi nuk lidhet vetëm me zjarret, pasi shërbimi zjarrfikës është ai i cili shkon i pari në cdo ngjarje të ndodhur.

“Ne bashkërendojmë punën me emergjencat civile, ne jemi për fikjen e zjarreve, ne jemi për cdo lloj problemi që ka qytetari, derisa për ti hap dreitaren a për ti hap derën që ka mbet e mbyllur. Ne jemi për të gjitha gjërat që na kërkon komuniteti. Me aksidente të rrugës nga Miloti e deri në Kukës, me cdo gjë që ndodh zjarrfikësja është që hyn dhe të them rastin që ka qenë grupi tjeter, grupi para meje ka qenë në aksidentin që ndodhi në Rubik, të them të drejtën trafik ndarësja sic i ka hyrë pasagjerit në kokë ka dalë tek tjetri në kokë, është e tmerrshme të mbledhësh copat e gjakut dhe trupit të një njeriu. Shumë e tmerrshme është por zjarrfikësi duhet ta bëjë sepse ne jemi ata që do e kapim me dorë, për këtë paguena, për këtë jemi humanë”, thotë zjarrfikësi Llesh Gjini.

Në një terren si bashkia Rreshen që përvëlohet nga zjarret, një si ajo e shkodrës e Lezhës që përmbytet cdo vit, ashtu si dhe bashki të tjera në jug të vendit, nuk ka asnjë shtesë nga buxheti për emergjencat civile. Drejtori i zjarrfikëses në Mirditë tregon se automjetet zjarrfikëse i kanë të dhuruara nga donatorë: “Fal ndihmës dhe donatorëve, mbështetës si nga kryetari i bashkisë dhe këtu dua të përmend zonjën Mariana Graff, një donator austriake që për Mirditën ka bërë investime, jo vetëm për zjarrfikësen por në shumë sektore të tjera. Falë tyre ky stacion tani ka 5 automjete, 3 zjarrfikëse, një autobot dhe një fuoristradë që kemi ne për ndërhyrjet e shpejta që përdorim ne për ndërhyrjet e shpejta sekondare dhe automjetet mometalisht janë tip i vjetër por me sforcime dhe me investime i mbajmë në gjendje pune, pavarsisht se është e vështirë të gjejmë pjesë edhe këto shërbimet janë shumë të vështira që janë këto mjetet e vjetra. I kemi të viteve 1985 dhe kjo që është e ’92-it kjo quhet zjarrfikse alpine për zonat të thella malore”.

Qeverisja vendore nuk ka shtuar asnjë kontribut për të shpëtuar këto zona nga kërcënimet që iu vijnë cdo vit për shkak të kushteve të motit dhe terrenit me infrastrukturë të shkatërruar që i lë vënd përmbytjes në dimër apo flakëve të zjarrit në verën e nxehtë.

Në 1 gusht të këtij viti ministri Niko Peleshi bëri thirrje për rekrutimin e vullnetarëve në çdo fshat: “Ju lutem urgjentisht në çdo fshat ngrini grupe me 5 vullnetarë qoftë duke shfrytëzuar këtë VKM qoftë duke shfrytëzuar hapsirat tuaja sepse sinjalizimi i hershëm është jetik”.

Vera shkoi, vjeshta shpejt do të sjellë shirat e rrëmbyer, përmbytje massive në shumë zona të Shqipërisë. Do të shohim se si varkat e parkuara nëçdo cep banese nëfshatrat e Shkodrës… Të ngrihen mbi ujë prej lumenjve që krijohen ndër arat e tyre të përmbytura, bagëtitë e ngordhura e fermerë që përpëliten për të shpëtuar së pari familjen dhe ç’të mundin. Mbi varka a diku mbi kodra të vogla që mund të mbesin si ishuj mes fushave të përmbytura, do të shfaqen përsëri liderët për të denoncuar a premtuar se kurrë më uji nuk do të mungojë në arë në verë e nuk do ti përmbysë në dimër. Dhe për fat të keq vetë fermerët do ta harrojnë numrin e bagëtive të përmbytura, mundine verës ta marrë lumi në dimër, si në legjenden e Rozafës: çfarë ndërton ditën shkatërrohet natën… Do ti harrojnë premtimet e pambajtura për dëmshpërblime e investime që zgjidhin një herë e mirë problemin e tyre të përmbytjes … dhe ata do të shkojnë përsëri në kutitë e votimit për ti dhënë pushtet liderit të preferuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!