PS-PD-LSI përplasen te Ligjet për Kryeprokurorin

schedule14:26 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 14:26 - 7 Dhjetor, 2017

Pas rreth 2 orësh e gjysëm debate në komisionin e ligjeve për zëvendësimin e prokurorit të përgjithshëm e zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, bazuar në dy memo propozuese të kuvendit, opozita ka braktisur mbledhjen. Sic pritej, palët janë të ndarë në qëndrimet e tyrë.

Kryetari socialist i komisionit dhe deputetët socialist kanë përcjellë qëndrimin e mazhorancës se mandati I prokurorit të përgjithshëm përfundon më 7 dhjetor e sipas nenit tranzitor të ligjit për prokurorinë, vendimi për zëvendësimin me një prokuror të përkohshëm, në kushtet kur KLP, organi që e zgjedh, ende nuk është ngritur. Socialistët deklarojnë se zëvendësuesi i përkohshëm i Llallës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë, bazuar edhe në memot rekomanduese të OPDAT e EURALIUS.

PD dhe LSI kanë qëndrim të kundërt. Sipas tyre, ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë është Kushtetuta, sipas të cilës, është KLP e jo Kuvendi ai që cakton mbarimin e mandatit të Llallës, si dhe propozon prokurorin e ri të përgjithshëm. Oerd Bylykbashi dhe antarët e PD e LSI në Komision kërkojnë referencë në Kushtetutë edhe për zgjedhjen e prokurorit, qoftë ky i përkohshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!