Ukraina ka rrethuar forcat ruse rreth një bastioni që është kritik për Moskën në qytetin lindor të Lyman, në një operacion që është ende në proces, tha të shtunën një zëdhënës ushtarak ukrainas, shkruan skynews.
Serhii Cherevatyi tha se forcat ukrainase kanë rrethuar qytetin, i cili ka shërbyer për muaj të tërë si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet ruse në veri të rajonit.
Sipas Cherevatyi, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, ndodhen rreth 5,000 dhe 5,500 trupa ruse në zonën e Lyman. Nëse forcat ukrainase marrin në kontroll Lymanin, do të ishte fitorja e tyre më e madhe që nga marrja në kontroll e Kharkiv muajin e kaluar.
Лиман pic.twitter.com/XUYvFFn6nD
— IgorGirkin (@GirkinGirkin) October 1, 2022
Cherevati tha se operacioni ukrainas rreth Lyman do të lejonte forcat e Kievit të lëvizin më tej drejt rajonit të Luhanskut.
/abcnews.al