Disa qindra mijëra persona marshuan të dielën në Hong Kong kundër një ligji që sipas kritikëve do t’i lejojë regjimit të godasë kundërshtarët politikë. I njohur si ligji i ekstradimit, drafti do të mundësojë që të akuzuarit për krime të dërgohen në Kinë për t’iu nënshtruar procesit gjyqësor. Nga ana e saj qeveria kineze ka deklaruar se ligji parashikon masa mbrojtëse dhe se shërben për të mbushur vakumet ligjore në vend. Organizatorët e protestës deklaruan se në të morën pjesë rreth 1 milionë njerëz, që do ta bënte atë marshimin më të madh që prej vitit 1997. Por i ndryshëm ka qenë bilanci i policisë, sipas të cilës në momentin e pikut në protestë ishin rreth 240 mijë persona. Liderja e Hong Kongut, Kerri Lam ka insistuar që amendamentet e ligjit të miratohen përpara korrikut. /ABC News Albania 24/7
Hong Kong, protestë masive kundër ligjit të ekstradimit
schedule19:20 - 9 Qershor, 2019
schedule 19:20 - 9 Qershor, 2019