Kryeministri Rama sërish i ka kaluar topin drejtësisë për sa i përket lejimit të ndërtimeve pa leje.
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryeministri tha se personat që ndërtojnë pa leje nuk i ndjek penalisht qeveria, por drejtësia. Dhe qeveria po bën pikërisht këtë, po bën një “luftë” për të pastruar drejtësinë nga llumi.
Pyetje: Sot t’i zuri syri pallatet?
Rama: Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, nuk janë më. Ka ndërtime pa leje nuk diskutohet. Por po të vijmë te katet pa leje, abuzim mbi lejen e ndërtimit e kemi ulur 10 fish. Po të bëheshin gjërat sa hap e mbyll sytë, nuk do kishte ardhur nevoja të ndryshonin kaq qeveri dhe të më vinte radha mua këtu. As do t’i vinte radha të tjerëve që do vijnë mbrapa. E vërteta është që sot jemi në kushte kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar. Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem shumë vite më parë. ky është një problem që kërkon një zgjidhje. Për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar plotësisht jemi të destinuar të turpërohemi.
/Abcnews.al/