Gara e Triathlonit në Tiranë po kthehet ne tradite duke e kthyer liqenin e Farkës në destinacion sportiv. Sportistë profesionistë dhe amatorë u bënë pjesë e saj për të dytin vit radhazi.
Liqeni i Farkës mikpriti garën Triathlon-it në Tiranë, një sport që bashkon tre disiplina not, çiklizëm, vrap ndërsa pjesë e saj u bënë sportistë profesionistë dhe amatorë.
Bashke me përshëndetjen për pjesëmarrësit në çelje të garës kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se vijimin e investimeve në këtë zonë.
“Është bërë vetëm gjysma, për të gjithë ju që vraponi tek Liqeni do të shikoni që po hidhet gjurma e një parku që do të jetë si Parku i Liqenit pas 30-40 viteve, kur të jenë rritur kalamajtë tanë. Do të shihni shumë prej pemëve të mbjella dhe me atë rast shpresoj se do të ktheheni edhe në agjentë marketingu të parkut të Farkës”.
Agroturizmi vuri në dukje Veliaj, po merr rëndësi të veçantë, ndërkohë që i bëri thirrje qytetarëve të ndihmojnë ekonominë lokale.
“Kemi një superdyndje tek Liqeni i Tiranës, me sportistë, me ata që po bëjnë biçikletat e pistat e reja, me familjarë, ndërkohë që na duhet bashkëpunim i secilit, të fillojmë e ta promovojmë pak më shumë Farkën, edhe për ta ulur presionin te Parku i Liqenit, por sigurisht edhe për të ndihmuar ekonominë e zonës. Ashtu si do bëjmë edhe sot, kush vjen për vrap e për sport, do konsumojë edhe një vakt, po do blejë edhe një produkt, ndoshta një ditë do rrijë në bujtinat tona”.
Vendet e para për meshkuj dhe për femra në garën e Triatlonit u fituan nga dy atletët serbë, Strahinja Trakiç dhe Vida Mediç. /ABC News Albania 24/7