Anësori i Bayern Kingsley Coman iu kërkua të zgjidhte sulmuesin më të mirë mes Robert Lewandowskit dhe Karim Benzema.
Në një intervistë për ESPN, Coman u përgjigj me një buzëqeshje, shkruan abcnews.al.
“Levi na la, kështu që më vjen keq, unë do të zgjedh Benzema”.
Këtë verë, Lewandowski kaloi nga Bayern te Barcelona për 50 milionë euro, pavarësisht bindjeve të klubit gjerman. /G.D abcnews.al/