Kardiologët paralajmërojnë: Nëse matni tensionin vetëm në njërin krah, po bëni një gabim të madh

schedule19:35 - 29 Shtator, 2022

schedule 19:35 - 29 Shtator, 2022

Më shpesh, tensioni matet në krahun e majtë, atë më afër zemrës, por kardiologët thonë se duhet kontrolluar edhe “gjendja” e krahut tjetër. Dallimet në rezultatet e fituara sigurisht që do të ekzistojnë, por nëse ato tejkalojnë vlera të caktuara, është shenjë alarmi!

Kardiologu Michael Eckerman zbuloi se ndryshimet në presionin e gjakut në krahun e djathtë dhe të majtë mund të tregojnë sëmundje serioze. Sipas tij, pritet një diferencë prej 10-15 mm, por nëse i kalon këto shifra, tashmë është një shenjë paralajmëruese dhe mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve të rënda.

Ekerman shpjegoi gjithashtu se presioni mund të jetë i ndryshëm për shkak të ngarkesës së shtuar nga njëra anë, por ka arsye shumë më serioze.

“Ka edhe shkaqe patologjike, si për shembull sindroma muskulare skalenike, kur dëmtohen fibrat muskulore, shfaqet spazma dhe “ngurtësimi” i arteries. Disa tumore beninje dhe malinje mund të çojnë në ngushtim të arterieve, aterosklerozë, depozitim të pllakave të kolesterolit në muret e enëve të gjakut, gjë që ndikon në ndryshimet e presionit të gjakut”, shpjegoi Eckerman.

Ai gjithashtu theksoi se presioni i ndryshëm në duar mund të ndodhë për shkak të anomalive individuale që lidhen me vendndodhjen e arterieve./abcnews.al