Një djalë u përpoq të kopjonte festën e Cristiano Ronaldos, por fatkeqësisht përfundoi në spital.
Tifozët dhe shokët e skuadrës shpesh imitojnë festën ikonë të Ronaldos, por siç duket, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, shkruan abcnews.al.
Djaloshi u përpoq të bënte imitimin më të mirë të Cristianos duke shënuar një gol, por përfundoi duke u ulur jashtëzakonisht keq në këmbën e tij të majtë pas një kërcimi. Futbollisti fatkeq është dërguar në spital. Si trajtim shtesë shokët i dhanë birrë dhe pica.
Meqë ra fjala, Cristiano kreu për herë të parë festën e famshme në ndeshjen parasezonale midis Real Madrid dhe Chelsea në vitin 2013. /G.D abcnews.al/