Mamaja e CR7 zbulon të ardhmen e Ronaldos dhe moshën deri kur do luajë futboll

schedule16:22 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:22 - 29 Shtator, 2022

Cristiano Ronaldo do të luajë deri në moshën 40-vjeçare, thotë nëna e tij.

Dolores Aveiro mori pjesë në një event në Lisbonë, ku foli për rikthimin e mundshëm të djalit të saj te Sporting, shkruan abcnews.al.

“Nëse Ronaldo nuk transferohet në Sporting, atëherë djali i tij Cristiano Jr do të luajë atje. Premtim.

Këtë vit tranzicioni nuk ndodhi, gjithçka do të jetë më vonë. Dashtë Zoti, herët a vonë do të ndodhë”, tha nëna e sulmuesit të Manchester United.

Aveiro tha gjithashtu se 37-vjeçari do të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

“Duhet. Ai ka një dëshirë, do të performojë deri në 40”, tha nëna e Ronaldos. /G.D abcnews.al/