Një nënë australiane ka treguar situatën në të cilën ndodhet, pasi kunata e fajëson për rritjen e gjoksit të vajzës së saj 9-vjeçare. Rachel nga Adelaide, tha për Kidspot se ishte e tronditur për akuzën, pasi kunata e saj e bën fajtore se i ushqen të bijën me mish pule me hormone.
Sipas DailyMail, Rachel ishte duke biseduar me kunatën e saj Jess dhe fëmijët e tyre po luanin së bashku kur ajo i bëri komentin e pakëndshëm.
“A ha shumë mish pule? I mbushin pulat plot me hormone dhe kjo mund të shkaktojë rritjen e gjoksit tek njerëzit”, i tha asaj kunata.
Rachel shpjegoi se mishi i pulës në Australi është pa hormone dhe ka më shumë se 40 vjet i tillë, kështu që në asnjë mënyrë zgjedhja e saj nuk ka ndikuar në pubertetin e vajzës së kunatës.
Megjithëtë, pavarësisht incidentit, Rasheli nuk ka ndërmend të ndërpresë lidhjet me kunatën e saj. Madje, ajo planifikon të gatuajë një pulë të pjekur herën tjetër që Xhesi ta vizitojë./abcnews.al