Arrestimi i mjekut të Traumës, Shosha: Inskenim, Shqipëria e zhytur ne korrupsion shëndetësor prej 32 vitesh

schedule22:28 - 28 Shtator, 2022

schedule 22:28 - 28 Shtator, 2022

Arrestimin e mjekut të Traumës për ryshfet disa ditë më parë, mjekja e spitalit Amerikan, Lida Shosha e ka quajtur të inskenuar. Mjeku u arrestua në flagrancë në spital gjatë një operacioni policor.

E ftuar në studion e “Bardh a Zi” për të diskutuar këtë çështje, Shosha theksoi se Shqipëria është e zhytur prej 32 vitesh në korrupsion në sistemin shëndetësor. Shosha thotë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, pasi mjeku është provokuar.

Pjesë nga diskutimi: 

Lida Shosha: Ka 32 vjet që Shqipëria është e zhytur në ryshfetin mjekësor. Fajtore janë: unë fajësoj të gjitha qeveritë deri tani. I kanë përdorur mjekët nuk kanë bërë asgjë për mjekët. I kanë baltosur, burgosur për të mbuluar zullumet e tyre.

Ornela Gaçe: Përse bini pre e sistemit.

Lida Shosha: Janë të detyruar. E gjithë gjëja është e inskenuar. Personi i infiltruar e ka provokuar mjekun. Në bazë të ligjit, personi që ka provokuar duhet të dënohet. Duhet të dënohet edhe polici, sepse  e ka provokuar mjekun. Ligji të thotë që për shumën deri në 500 mijë lekë ka burg për çdo person të administratës që shkon nga 6 muaj deri në 1 vit.

Ornela Gaçe: Sa na duhet ne si shqiptar që të përgatisim një anestezist të tillë?

Lida Shosha: Mjeku është investim shumë vjeçar. Nuk është bukë që shkon e blen në dyqan. Mjeku do mbi 20 vjet të bëhet specialist. Anestezistët e  Traumës nuk zëvendësohen me anestezistë të zakonshëm. Në spitalin e Traumës që është me specifika për popullatën, do një suport që nuk e ka pasur.

/abcnews.al