Jennifer Aniston është padyshim ikona jonë e preferuar e bukurisë. Flokët me shkëlqim janë të ndërthurur me emrin e saj dhe ne i duam sekretet që ajo ka për rutinën e kujdesit të flokëve. Në fund të fundit, ajo e filloi karrierën e saj me prerjen ikonë të Rashelit në “Friends” që i frymëzon femrat edhe sot. Ylli i ‘Morning Show’ lançoi linjën e saj të kujdesit të flokëve në 2021, LolaVie. Me rastin e lançimeve të reja të markës së saj, ajo foli për Glamour si për kujdesin që bën për flokët e saj, ashtu edhe për mendimin e saj për flokët me thinja.
Cili është sekreti juaj për flokë të shkëlqyeshëm?
Sekreti është përdorimi i produkteve të duhura, pra ato me përbërësit më të mirë. Përpiqem ta mbaj rutinën time të thjeshtë dhe të kufizoj numrin e produkteve që përdor, ndaj më pëlqen LolaVie. Produktet tona janë të dizajnuara për shumë detyra dhe janë bërë me përbërës bimor me cilësi të lartë.
View this post on Instagram
Pse ishte e rëndësishme shtimi i përbërësve që përmbajnë produkte për kujdesin e lëkurës në shampo dhe balsam LolaVie?
Ashtu si lëkura juaj, edhe flokët tuaj kanë nevojë për hidratim, lagështi dhe mbrojtje. Ne përdorim squalane, një përbërës i zakonshëm që gjendet në produktet e kujdesit të lëkurës, në kompleksin tonë të kondicionuar Superfrut, i cili hidraton dhe mbyll lagështinë. Gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga stresi i mjedisit. Farat Chia, një tjetër përbërës i njohur për kujdesin e lëkurës, ndihmojnë në riparimin e pamjes së dëmtimit ekzistues duke mbrojtur flokët nga dëmtimet e ardhshme.
Çfarë këshille keni për një grua që dëshiron t’i lërë flokët e saj të thinjura?
Lërini të bëjnë çfarë të duan! Nëse ata duan t’i lënë flokët e tyre të thinjura, thjesht lërini ta bëjnë këtë! Nëse ata duan të lyejnë flokët e tyre, kjo është gjithashtu e mrekullueshme. Mendoj se të gjithë duhet të ndihen të sigurt në çfarëdo zgjedhjeje që bëjnë, përfshirë ngjyrën natyrale.
Përqafoni çdo gjë që do t’ju bëjë të lumtur.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mbajmë fjalinë e fundit të aktores sepse lumturia është një çështje shumë personale!/abcnews.al