Në plazhet e Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur shumë pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që bregdeti të frekuentohet nga vendas dhe të huaj.
Duket sikur mezi kanë pritur për të hyrë në det. Temperaturat e larta kanë populluar plazhet e jugut të vendit. Pushues nga Polonia, Tirana, Elbasani, të huaj, vendas kanë zgjedhur Vlorën këtë fundjavë.
Në këtë det të pastër, sezoni ka nisur të shfaqet në dinamikën e vet. Plazhistët janë të shumtë. Ka të huaj për herë të parë në plazhet e Vlorës. Por shumë vendas nga rrethet e tjera.
Fundjava e dytë e Qershorit ka njohur rritje të numrit të pushuesve në plazh, duke treguar qartë se sezoni tashmë ka nisur në Vlorë. /ABC News Albania 24/7