Mediu takim me ambasadoren Kim në Kuvend: Ramë dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike

schedule17:06 - 28 Shtator, 2022

schedule 17:06 - 28 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim punë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.

Gjatë takimit, kryediplomatja amerikane shprehu shqetësimin e saj për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Po ashtu, në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.

Mësohet se bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës. Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe zotin Ball, për vizitën e deputetëve shqiptarë të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!