S’e paskemi ditur, këngëtari shqiptar pedagog në Fakultetin Ekonomik: Është një pasion i trashëguar

schedule11:22 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:22 - 28 Shtator, 2022

Julian Lekoçaj, i cili ka qëndruar prej disa kohësh larg muzikës është rikthyer me një këngë që mban titullin “Vetëm”. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai foli për këtë projekt dhe për planet e reja. Juliani e ka nisur karrierën si model por hoqi dorë për t’ju përkushtuar muzikës.

Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Juliani rrëfeu synimet që ka për tregun ndërkombëtar. Por, për ata që nuk e dinë ai është gjithashtu pedagog në Fakultetin Ekonomik. Gjatë intervistës për moderatorin Alban Musa, këngëtar zbuloi se jep lëndën e marketingut.

“Jam doktor shkencash në marketing mbi bimët medicinale. Puna e pedagogut është një pasion që e kam trashëguar. Gjyshërit e mi kanë dhënë mësim dhe e kam në gen për të dhënë informacion.”, tha ai. I pyetur se kë zgjedh mes muzikës dhe pedagogjisë ai tha se “të dyja kanë vendin e vet”.

Siç shtoi më tej këngëtari, angazhimi në doktoraturë dhe më pas ardhja në jetë e vajzës, që tashmë është shtatë vjeç, ishin arsyet më të forta që bënë të tërhiqej nga muzika. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!