Me qindra automjete e autobusë të organizuar nga Kosova janë drejtuar për bregdet për të kaluar fundjavat. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 7:00 është shënuar dhe piku i fluksit të lartë. Policia Kufitare në Morinë ka punuar me procedurë të përshpejtuar madje në disa raste është shmangur edhe kontrolli rutinë për të mos krijuar radhë e pengesa.
“Duke shfrytëzuar përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të motit, qytetarët e Kosovës, nuk kanë denjuar për t’u drejtuar pikës doganore të Morinës dhe pastaj drejt bregdetit të Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë”, raportoi gazetari i ABC News, Bujar Muçmata./ABC News Albania 24/7