Rezultatet flasin vetë, e përgatitja nuk ndalet. Kush nuk e njeh Luiza Gegën, e bashkë me të edhe trajnerin e saj, Taulant Stërmasin, që 2022-in e kthyen në vitin më triumfal të atletikës shqiptare.
Pasi Gega u shpall kampione e Europës dhe e Mesdheut, doli e pesta në botë dhe theu disa herë rekordin kombëtar, Universiteti “Marin Barleti” vendosi ta nderonte trajnerin Stërmasi.
Vlerësimi me Çmimin “Barleti” pati motivimin e nënkuptuar, për rezultate të larta dhe rritje të imazhit të Shqipërisë në botë.
Stërmasi, siç e ka zakon, foli në mënyrë modeste. “Është një punë kaq e gjatë. Që në fillim kam menduar se secili nga ne mund të bëjë më mirë”.
Arritjet nuk duhet të fshehin problemet e mëdha të sportit shqiptar, që Stërmasi i rreshtoi qartë.
“Vazhdojmë të kemi probleme, objektivi është të jesh më i mirë se vetja”. /abcnews.al