Dhjetra njerëz kanë demostruar në Shenzhen, Kinë kundër bllokimit pas identifikimit të disa rasteve me koronavirus. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, të verifikuara nga AFP, tregojnë reagimet e qytetarëve, ndërsa në internet kanë qarkulluar video të përplasjeve midis protestuesve dhe autoriteteve.
Finally… A small place in Shenzhen is being locked down after detecting 1 positive case in #covid, but people protest pic.twitter.com/fVjD7Z9Xvd
— Samson Li (@SamsonLi7) September 26, 2022
Qyteti me më shumë se 18 milionë njerëz në Kinën jugore njoftoi sot 10 raste të reja. Videot që qarkullojnë në uebsajtet kineze Weibo dhe Instagram dhe të verifikuara nga AFP tregojnë dhjetëra njerëz duke brohoritur “Hiqni karantinën”.
Stacioni i metrosë Savoy është mbyllur deri në orën 22:00 me orën lokale dje “si pjesë e parandalimit dhe kontrollit të pandemisë”. Banorët e 14 “zonave me rrezik të lartë” në tre rajone u detyruan të vetëkarantinohen në shtëpi duke filluar nga sot, thanë autoritetet shëndetësore, pa specifikuar numrin e personave.
Finally… A small place in Shenzhen is being locked down after detecting 1 positive case in #covid, but people protest pic.twitter.com/fVjD7Z9Xvd
— Samson Li (@SamsonLi7) September 26, 2022
Në Shenzhen, kufizimet shëndetësore që ishin vendosur prej disa javësh u hoqën por u mbyllën shkollat dhe vendet argëtuese që nga fillimi i shtatorit. Banorët nuk mund të përdorin transportin publik, të hyjnë në restorante ose të kenë akses në shërbimet publike, përfshirë spitalet, përveç nëse kanë një test negativ PCR në 24 orët e fundit.
Kina është e vetmja ekonomi e madhe me një strategji “zero COVID”, duke iu drejtuar bllokimeve, periudha të gjata të karantinës dhe testime masive.
/abcnews.al