Ish-ministri ekonomisë Genc Ruli ka dhënë shpjegime për rreth 1 orë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e ish- kompleksit partizani.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ruli është përgjigjur për mënyrën e privatizimit ku ka treguar se ka respektuar vetëm procedurë.
Pas daljes nga SPAK Ruli nuk ka dhënë deklarime për mediat.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Pritet që në ditët në vijim struktura antikorrupsion të thërrasë edhe ish-ministrin kryeministrin Sali Berisha ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshin për ti marrë deklarimet.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami. Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më herët, për këtë çështje është thirrur në Prokurorinë e Posaçme ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi si dhe dy ish-ministrat e Mbrojtjes, Gazmend Oketa e Fatmir Mediu. Privatizimi I ish-kompleksit partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.
/abcnews.al/