5 arsyet pse Kim Kardashian i emocionoi të gjithë në spektaklin e Dolce & Gabbana

schedule19:34 - 26 Shtator, 2022

schedule 19:34 - 26 Shtator, 2022

Kim Kardashian di të kthejë kokën dhe i pëlqen të eksperimentojë me role të ndryshme. Këtë herë ajo ka luajtur rolin e një italianeje që shijon makaronat e saj, e veshur me një fustan Dolce & Gabbana. Gjatë gjithë shfaqjes, Kim mund të shihej në sfond, përmes një ekrani gjigant, duke ngrënë me shpejtësi spageti.

Në fund të spektaklit Kim kaloi në pasarelë dhe siç pritej mori një ovacion të madh. Ajo ka bërë një postim në Instagram dhe ka zbuluar disa gjëra nga bashkëpunimi i saj me stilistët italianë që na zgjuan interesin.

#1. I gjithë bashkëpunimi i Kim me stilistët italianë zgjati disa muaj pasi ajo është një perfeksioniste dhe doja që gjithçka të ishte perfekte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

#2. Koleksioni kishte një aromë të viteve ’90 dhe ’00, në linja dinamike, tejet femërore dhe detaje shumë të ndezura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

#3. “Kur vishni një fustan D&G, gjithmonë ndjeni synimin për të dizajnuar dhe krijuar diçka që feston feminitetin. Duke e bërë atë të ndihet se mund të arrijë gjithçka, të jetë kushdo që dëshiron të jetë, të ketë vetëbesim dhe bukurinë e saj. Kjo ishte diçka që më frymëzoi gjithmonë dhe ka qenë zemra e markave të mia ”, tha ndër të tjera Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

#4. Ajo pranon se ky koleksion, i cili del me emrin #CiaoKim, nisi si një bisedë e thjeshtë në një darkë me Dolce & Gabbana dhe përfundoi në një aventurë të madhe.

#5. Kim pranon se dizajnerët i besuan asaj dhe ajo ishte në gjendje të krijonte me ekipin e saj diçka që i shkonte në mënyrë të përkryer./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)