Fituesi i lotarisë 3 milion dollarë i lodhur nga kërkesat për ndihmë financiare: Do doja mos kisha fituar

schedule14:52 - 26 Shtator, 2022

schedule 14:52 - 26 Shtator, 2022

Një fitues lotarie në Indi ka thënë se është i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare, saqë i vjen keq që ka fituar xhekpotin.

Anoop, një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, kishte fituar 250 milionë rupi (3.06 milionë dollarë, 2.9 milionë £) në shtator.

Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të afërmve që mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij.

“Do doja të mos kisha fituar”, thotë ai.

“Çmimi i tretë mund të kishte qenë më i mirë.”

Anoop thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.

Ai e bleu biletën më 17 shtator. Pasi u publikua lajmi për fitoren e tij, familja mori vëmendje të madhe mediatike.

“Isha shumë i lumtur kur fitova. Kushte njerëz dhe kamera në shtëpi dhe ne ishim të lumtur. Por situata doli jashtë kontrollit. Unë nuk mund të dal nga shtëpia, nuk mund të shkoj askund. Fëmija im është i sëmurë dhe nuk mund ta çoj te mjeku”, tha Anoop.

Anoop, i cili do të marrë 150 milion rupi pas taksave të qeverisë , thotë se njerëzit mbërrijnë në shtëpinë e tij çdo mëngjes.

Qeveria e shtetit ka thënë se do të organizojë një program trajnimi njëditor për Anoop mbi menaxhimin financiar për ta ndihmuar atë të përdorë mirë paratë./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!