Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ditë e trishtuar për Italinë”, lideri i opozitës: Bëmë më të mirën, por nuk mjaftoi

schedule12:57 - 26 Shtator, 2022

schedule 12:57 - 26 Shtator, 2022

“Është një ditë e trishtuar për Italinë”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë Enrico Letta.

Ai thase PD është tashmë partia kryesore opozitare e vendit dhe do të “luftojë me të gjitha forcat e saj” dhe me “vendosmëri të madhe”.

“Ne nuk do të lejojmë që Italia të largohet nga zemra e Evropës. Nuk do të lejojmë që Italia të shkëputet nga vlerat europiane dhe para së gjithash nga vlerat e veta kushtetuese”, tha Letta.

“Bëmë më të mirën, por nuk mjaftoi”, shtoi ai.

Letta ka dhënë mësim në universitetin Sciences Po në Paris, por u thirr përsëri në mars 2021 në Itali për të drejtuar PD.

Ai shprehet se është një “keqardhje e madhe personale” që PD nuk arriti të mposht aleancën e Melonit, gjë që ka bërë që Italia të zgjedhë qeverinë më të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu njoftoi se nuk do të konkurrojë për udhëheqjen e partisë kur të ketë zgjedhje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!