Italia kthehet djathtas, Meloni mbledh 26% të votave, pjesëmarrja më e ulët ndonjëherë në zgjedhje

schedule12:29 - 26 Shtator, 2022

schedule 12:29 - 26 Shtator, 2022

Italia kthehet djathtas. Fratelli d’Italia është partia e parë dhe, kur numërimi pothuajse po përfundon, mbledh 26.10%. Qendra e djathtë – 44.05% – merr një shumicë të qartë në Parlamentin e ri.

Në koalicionin fitues, Lega ra ndjeshëm, 8,89%, Forza Italia me 8,27%.

Partia e dytë, Partia Demokrattike me 18,98%, qendra e majtë arrin në 26,5%, 18 pikë më pak se qendra e djathtë. Lëvizja 5 yjet e treta me 15.4%. Në qendrën e majtë Verdi-Si me 3.5%, + Evropë 2.9%, angazhim qytetar 0.5%.

Luigi Di Maio, ish-ministri i jashtëm italian është jashtë Parlamentit të ardhshëm. Pjesëmarrja përfundimtare në 63.91% dhe për rrjedhojë më e ulët me 9 pikë krahasuar me zgjedhjet e fundit politike, kur kishin votuar 73% e atyre që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Kjo është shifra më e ulët në historinë e Republikës. /abcnews.al