VIDEO/ Skandaloze! Trajneri i Neftchi Baku dhunon fizikisht në rrugë ish-bashkëshorten

schedule11:15 - 26 Shtator, 2022

schedule 11:15 - 26 Shtator, 2022

Skandaloze ajo që ka ndodhur në rrugë mes trajnerit të Neftchi Baku, Laurentiu Reghecampf dhe ish-bashkëshortes së tij, Anamaria Prodan, njëkohësisht agjente futbolli.

Pas disa minutash bisedë, mes dyshes shpërtheu një sherr përbindëshi, ata shkëmbyen disa goditje, ku shikohet teksa dhunojnë fizikisht njëri-tjetrin.

Sipas mediave rumune, pas kësaj dhune të dy janë shoqëruar drejt komisariatit dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Anamaria Prodan thotë se trajneri Reghenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë.

Videoja e filmuar nga një mikeshë e Prodan është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke u bërë virale në internet.

/f.a/abcnews.al