Paundi bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit

schedule08:23 - 26 Shtator, 2022

schedule 08:23 - 26 Shtator, 2022

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët të të gjithave kohërave kundrejt dollarit. Paundi ka qenë gjithashtu nën presion pasi dollari merr një nxitje nga banka qendrore e SHBA duke vazhduar të rrisë normat, shkruan BBC.

Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme.

Mallra të tjera nga SHBA-ja mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta. Rënia e paprecedentë e monedhës vjen pas njoftimit të Kancelarit Britanik të Thesarit Këasi Këarteng të premten se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste uljet më të mëdha të taksave në 50 vjet, në të njëjtën kohë me rritjen e shpenzimeve.

Kancelari Këasi Këarteng foli për një “epokë të re” për ekonominë, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat për blerjet e shtëpive do të ulen dhe rritjet e planifikuara në taksat e biznesit janë hequr.

Masat e reja fiskale për uljen e taksave, të cilat përfshijnë heqjen e planeve për rritjen e taksës së korporatave dhe uljen e kufirit në bonuset e bankierëve, janë kritikuar si “ekonomi të ulët” edhe  nga anëtarët e partisë së vetë kancelarit.

Ish-kancelari i konservatorëve, Lord Ken Clarke kritikoi uljet e taksave të dielën, duke thënë se kjo mund të çojë në rënien e paundit.

Edhe Euro shënoi nivelin më të ulët në 20 vite  kundrejt dollarit në Azi, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit, ndërsa dimri po afron pa asnjë shenjë të një fundi të krizës energjetike ose të luftës në Ukrainë.

/abcnews.al