Një muaj më parë u arrestua për prishje të qetësisë publike në Bilisht, Deizi Arapit i djegin sërish makinën

schedule08:03 - 25 Shtator, 2022

schedule 08:03 - 25 Shtator, 2022

Një makinë është djegur gjatë orëve në natës në Bilisht.

ABC mëson se mjeti është në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapi dhe është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe ende nuk është përcaktuar nëse djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.

Lexo edhe: Luksi në rrjetet sociale, një mashtrim i madh. Shembulli i motrave “gangstere” nga Bilishti, një mësim për të gjithë të rinjtë. E ëma kërkon lëmoshë nga TV

Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja  së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave./Abcnews.al/