“E kemi në ADN mikpritjen”, Rama: Shqiptarët largohen me gomone se dëgjojnë thashetheme që Britania ka mungesa

schedule20:30 - 23 Shtator, 2022

schedule 20:30 - 23 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin radiofonik “Pjesa tjetër është politikë” nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.

Gjatë intervistës, kryeministri ka trajtuar disa nga temat më aktuale të vendit, që nga sulmet kibernetike nga Irani e deri te largimi i të rinjve shqiptarë me gomone drejt Britanisë.

Për sa i përket sulmeve kibernetike, kryeministri tha se arsyeja është strehimi në Shqipëri i refugjatëve që nuk pajtohen me regjimin e Iranit.

Vendi ynë e ka në ADN mikpritjen, tha kryeministri, dhe nuk pendohet që ka hapur dyert e Shqipërisë.

Për sa i përket largimit të të rinjve, Rama tha se së bashku me autoritetet britanike po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve të emigrantëve të paligjshëm.

Pjesë nga Intervista:

Le të kthehemi tani tek disa çështje aktuale, duam të dimë mendimin tuaj se ku keni arritur ju si vend dhe ne si vend gjithashtu. Para së gjithash ju u gjendët në një situatë të vështirë me Iranin, sulmin kinbernetik, të cilit iu përgjigjët fuqishëm, po ashtu po perballeni me shifra në rritje të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone, i cili është një shqetësim i madh për qeverinë tuaj dhe tonën,dhe duma të dimë mendimin tuaj shkurtimisht në lidhje me  pozicionin e Britanisë së Madhe në botë. Ju me sa di une keni organizar së fundmi Javën Britanike në Shqipëri, i cili ishte një bashkëpunim shumë i mirë pas Brexit dhe në fund opinionin tuaj për pozicionin e Shqipërisë në botë sepse ju keni bërë përparim të jashtëzakonshëm por ama keni ende shumë sfida përpara, pra na fol pak për të gjitha këto

Edi Rama: Incidenti me Iranin ka lidhje me me një sulm kibernetik ndaj nesh për të cilin na u desh të bënin një analizë shumë të thelluar për të kuptuar kush ishte pas kësaj dhe gjetja e autorit nuk u bazua mbi një vlerësim që vjen nga spekullime por nga hetime shkencore, prova dhe puna e palodhur e super ekipeve të specializuara që na asistuan nga Microsoft, SHBA, BM, pra nga ekspertë që u përfshinë në këto hetime. Kemi siguruar 100 përqind prova që pas këtij sulmi ishtë Republika Islamike e Iranit dhe kështu na u desh të kundërpërgjigjeshim me ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike.

Dhe cila ishte arsyeja për këtë veprim?

Edi Rama: Ata e bënë sepse ne kemi strehuar në Shqipëri me mijëra refugjatë që nuk pajtohen me regjimin atje, më e pakta, dhe këtë e bëmë plotësisht për arsye humanitare. Ata streheshin në kampin “Liberty” në Irak, ku masakroheshin dhe sulmoheshin çdo dy apo tre javë nga shërbimet iraniane dhe fëmijët dhe gratë vriteshin, kështu që pranuam t’i strehonim ne Shqipëri sepse ne gjithmonë jemi treguar të gatshëm për te mirëpritur njerëz që janë në rrezik, këtë gjë e kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend që kishtë me shumë popullsi çifute pas luftës se përpara saj, i vetmi vend ku asnjë çifut nuk u dorëzua tek nazistët qoftë dhe nga një familje shqiptare. Më vonë strehuam gjysmë milion kosovarë, ju e dini këtë sepse jeni pjesë e atij momenti tejet të rëndësishëm dhe më vonë afganët që mbetën në atë kaos në aeroportin e Kabulit kur forcat e NATO-s u tërhoqen pa asnjë plan për ata që punuan, bashkëpunuan dhe besuan tek ata. Personalisht nuk mu duk e drejtë. Kështu që ne hapëm dyert për disa mijëra afganë , me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia  sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikprite nga të tjerët. Ne jemi larguar nga Shqipëria jo nga Islamikët apo regjimi fetar i telebanëve por nga regjimi ateist. Shqiptaret shkuan drejt Italinë ku kërkuan ndihmë, ushqim, strehim dhe já ku jemi këtu sot në një fazë të re të historisë sonë sepse na ndihmoi dikush përpara.

Me gomone?

Edi Rama: Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithësë jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.

A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?

Edi Rama: Sepse pasi del një thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.

/Abcnews.al/