Marchisio: Nuk e kuptoj se si luan Juventusi me ekipe nga fundi i renditjes

schedule19:35 - 23 Shtator, 2022

schedule 19:35 - 23 Shtator, 2022

Ish-lojtari i Juventusit, Claudio Marchisio ka folur për lojën e ish-skuadrës së tij.

Gazetari Nicolo Schira ia përcolli fjalët Marchisio, i cili deklaroi se nuk e kuptonte se si luante Juventus me kundërshtarët e dobët. Ish-futbollisti shpreh shumë shpresë se skuadra do të mund të gjejë një rrugëdalje nga kjo situatë, sepse gjithmonë pritet më shumë nga një klub i tillë, shkruan abcnews.al.

Pas shtatë xhirove, “zonja e vjetër” është në vendin e tetë në renditjen e kampionatit italian. Në ndeshjen e radhës, Juventusi do të presë në fushën e tyre Bolonjan, ndeshja do të zhvillohet më 2 tetor. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!