Sergej Milinkovic-Savic sapo ka nisur sezonin e tij të tetë me Lazion. 27-vjeçari zbarkoi në skuadrën romake në vitin 2015 dhe që atëherë është një nga mesfushorët më të kompletuar dhe më tërheqës në Serie A.
Performanca e tij gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka kaluar pa u vënë re. Në fakt, ka një klub që e ka ëndërruar prej kohësh nënshkrimin e tij, Juventusi.
Bianconerët besojnë se ballkanasit do t’i përshtateshin si një dorezë në skuadrën e tyre, por e vërteta është se me gjithë tentativat e shumta, ata nuk kanë mundur të gjejnë formulën e nevojshme për ta finalizuar, shkruan abcnews.al.
Edhe pse sa herë që kanë tentuar t’i afrohen futbollistit janë përplasur me kundërshtimin e fortë të Claudio Lotito, president i klubit të Lacios.
Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari dhe agjenti i tij, planifikojnë të takohen me bordin e drejtorëve të Lazios. Në takim ata do të jenë të hapur për rinovimin e kontratës përtej vitit 2024, dhe nëse nuk bien dakord, futbollisti do të mund të luajë një truk tjetër, atë të detyrimit të klubit ta shesë verën e ardhshme për të shmangur largimin me kosto zero. Ndërkohë, Juve mbetet në vëzhgim. /G.D abcnews.al/